Një melhem tërshëre, dorëzonjash dhe me mbi 8% mjaltë për të qetësuar lëkurën e acaruar dhe të skuqur.
Një melhem me qull tërshëre dhe bimë gardhesh për të qetësuar me delikatesë lëkurat që priren të acarohen. Bërë me tërshërë, dorëzonja dhe mjaltë për të lehtësuar parehatinë. I kemi shtuar një përzierje qetësuese me vaj livandoje, trëndafili dhe kamomili për vetitë e tyre miqësore ndaj lëkurës dhe mendjes. Me një strukturë të trashë, por të lehtë për t’u përhapur, kjo përzierje e butë dhe e thjeshtë bazohet mbi përbërës që i gjejmë në gardhin e shtëpisë sonë, duke e lënë lëkurën të butë, të qetë dhe të hidratuar.
Bërë me qull qetësues tërshëre nga fushat e Çeshirit, në Mbretërinë e Bashkuar.
Si përdoret:
Përhape pa kursim në lëkurë të pastër, qëndro në qetësi për 10 minuta të këndshme dhe shpëlaje.
Si ruhet:
Kjo maskë prodhohet me përbërës të freskët që mbeten të tillë deri në përdorim, në mënyrë që të marrësh më të mirën prej tyre. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të përdoret brenda 28 ditësh.
Përbërësit:
Qull Tërshëre me Livando, Dorëzonjë dhe Shtog, Pluhur Kalamini, Mjaltë, Vaj Kamomili, Vaj Dru Santali, Vaj Trëndafili, Vaj Livandoje, *Citral, *Citronellol, *Kumarinë, *Farnesol, *Geraniol, *Limonene, *Linalool,Parfum.
Reviews
There are no reviews yet.