Argan

990.00L

VAJ FYTYRE
Vaj ripërtëritës që shton ndriçimin

ZGJIDHNI MADHËSINË

“Në punë më duhet të mbaj gjithë pajisjet mbrojtëse personale; maskë, vizor, përparëse dhe doreza; çdo ditë e gjatë gjithë ditës. Fytyra ime po vuante vërtet shumë. Ishte shumë e thatë, e kuqe, më kruhej dhe po më bëheshin akne shumë të këqija. Kam filluar të përdor Argan bashkë me Angels On Bare Skin dhe të dy po e bëjnë punën për mrekulli! Fytyra ime është qetësuar së tepërmi!” – Owens.annabel

“Kam lëkurë shumë të thatë e të leskëruar dhe ky vaj më ka ndihmuar të hidratoj lëkurën edhe në ditë të ftohta. Kam përdorur hidratues luksozë e të kushtueshëm, por s’kanë të krahasuar me Argan, plus që aroma e mrekullueshme është përfitim shtesë.” – nicola.vasey_703

“Ngurroja për ta blerë këtë produkt për shkak të përmasave dhe çmimit, por vendosa ta marr veten me të mira dhe u lumturova pa masë! Vajin e ndiej aq të begatë teksa rrëshqet dhe hidraton plotësisht lëkurën time të ndjeshme e të etur. Përthithet shpejt duke m’i lënë faqet të buta në prekje pa mbetje të yndyrshme dhe me një aromë të këndshme që mbetet. Mjafton një sasi e vogël dhe ky kallëp zgjat duke bërë që t’ia vlejë çmimi fillestar, duke pasur edhe përfitimin shtesë të mungesës së paketimit! Argan e kam përdorur pas pastrimit të natës me pastruesin e zhveshur Sleepy Face dhe lëkura ime e irritueshme ndihet shumë e ekuilibruar, e qetë dhe e hidratuar. Të lumtë, Lush!” – rosiglow

Si përdoret:

Rrëshqite mbi lëkurë dhe fërkoje butësisht, ose ngrohe mes gishtave dhe aplikoje. Përdore pas produkteve të tjera me hidratim të pasur si pomada pastruese Sleepy Face dhe maska e freskët Rosy Cheeks për një lëkurë super të butë e të qetuar.

Si ruhet:

Ky produkt është bërë me përbërës që e lejojnë të zbutet në temperaturë trupi. Mund të shkrihet gjatë ditëve të nxehta. Ruaje në një vozë, ose në një kuti teneqeje Lush, në një zonë të thatë për ta përdorur përsëri e përsëri.

Përbërësit:

Gjalpë Organik Kakaoje nga Tregtia e Drejtë, Gjalpë Shea nga Tregtia e Drejtë, Vaj Argani, Shurup Hurme Arabie, Hurma të Thara Arabie, Vaj Organik Frutash Trëndafili, Trëndafil Pakistani Absolut, Vaj Trëndafili, Vaj Geraniumi, Vaj Limoni, Ekstrakt Aloe, Vaj i Kaktusit Dardhë, *Citral, Citronellol, Kumarinë, Geraniol, *Limonene, *Linalool, Parfum

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Argan”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Argan
990.00L