Ocean Salt

1,500.00L

SCRUB FYTYRE DHE TRUPI
Eksfoliant dhe rifreskues

Zgjidhni madhësinë

Çfarë përfiton ti?

Rrezatim të menjëhershëm, të arritur në mënyrën tradicionale. Nëse përdor një eksfoliant kimik, provo në vend të tij këtë scrub kult të Lush-it për një lëkurë me bukuri të natyrshme. Është ideal për lëkurat që duken me shkëlqim apo të zbehta. Kjo përzierje kripe deti të imët e të mbledhur me dorë mundëson një veprim të fuqishëm mbrojtës për të nxitur ndërrimin e qelizave të lëkurës dhe për të pastruar thellësisht nga ndotjet e papastërtitë. Gjatë fërkimit, gjalpi i avokados që zbut në thellësi, vaji i arrës së kokosit dhe glicerina, ta lënë lëkurën të ripërtërirë, rrezatuese dhe të butë si mëndafsh. Ky pastrues lëkure bën mrekulli për trupin e mendjen që prej vitit 2002, me fuqinë e tij vlerësuese dhe të nxitjes së ndërrimit të qelizave.

Çfarë përfiton bota?

Scrub-i i fytyrës Ocean Salt pastron ekosistemet po aq sa dhe lëkurën! Kripa e detit që ka brenda, merret nga burim i përgjegjshëm, nga kriporet e Protugalisë dhe Bullgarisë, të cilat ofrojnë strehim jetësor për shpendë migratorë, duke ndihmuar edhe biodiversitetin. Gjithashtu, po fusim gradualisht në përdorim etiketa me përbërje mbetjesh plastike të hedhura e të shpëtuara nga brigjet e Malajzisë; një risi kjo që po ndihmon në pastrimin e mbetjeve përpara se të arrijnë oqeanin.

Si përdoret:

Përdorimi i eksfoliantit fizik të lejon të kontrollosh fortësinë e fërkimit, në mënyrë që të përshtatet përsosmërisht me lëkurën tënde dhe nuk e tepron. Lag lëkurën e më pas apliko një sasi të mirë me lëvizje rrethore. Shpëlaje dhe vijo me një hidratues të mirë.

Përbërësit:

Kripë e Imët Deti, Infuzion me Grejpfrut të Freskët, Kripë Deti e Korrur me Dorë, Acid Stearik, Limon i Athët i Freskët i Nxjerrë në Vodka, Sodium Cocoamphoacetate, Glycol Stearate, Triethanolamine, Gjalpë Avokado, Vaj i Arrës së Kokosit Ekstra i Virgjër, Vaj Limoni i Athët Persian, Alga Deti Absolute, Gjethe Lulevjollca Absolute, Glicerinë, Dyll Lëkure Portokalli, Ujë (Aqua), Alkool Ceterilik, *Citral, *Limonene, *Linalool, Parfum, Ngjyrë 42090, Methylparaben, Propylparaben

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Reviews

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ocean Salt”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shopping Cart
Ocean Salt
1,500.00L